Natyra është e mahnitshme dhe na bën përshtypje pa pushim.

Një nga rastet më të fundit është një rrjetë e madhe merimange në një pyll në Misuri, SHBA.

Fotoja e rrjetës gjigande të një merimange është realizuar nga një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe shumë shpejt u bë virale, shkruan RTK.

“Francis Skalicky bëri një foto të një merimange ndërsa ecte në një shteg në Springfield. Një numër i madh i specieve të merimangave mund të gjenden në Misuri, dhe rrjetat e tyre mund të shihen më së shumti gjatë fundit të verës dhe vjeshtës. Atëherë merimangat janë më të mëdha, si dhe rrjetat e tyre ”, njoftoi zyrtari në Facebook.

Kjo rrjetë është vërtet gjigande!

Merimangat përdorin rrjeta për të kapur mizat dhe insektet e tjera me të cilat ushqehen, por kjo kaq e madhe mund të kapë edhe njerëzit.

Fotografia provokoi komente të shumta në rrjetet sociale, disa ishin të tmerruar, ndërsa të tjerët thanë se ishte një “vepër e bukur e arkitekturës natyrore”.

h.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All