Një meteor që trullosi botën kur dhe ra në një liqen të ngrirë Michigan më 16 janar 2018 është analizuar nga shkencëtarët.

Shkëmbi i gjerë prej gjashtë metrash u copëtua dhe ndriçoi qiellin ndërsa udhëtonte me 30,000 km/orë, me pamjet e ngjarjes që u bënë virale në të gjithë botën.

Copat u gjurmuan me shpejtësi dhe iu dorëzuan shkencëtarëve që tani e dinë se përmban disa nga përbërësit kryesorë për krijimin e jetës.

U gjetën të ashtuquajturat ‘përbërje organike’ dhe këto molekula që përmbajnë karbon janë shtylla kurrizore e aminoacideve, yndyrnave, ADN-së dhe materialeve të tjerë biologjikë.

Zbulimi i këtyre lëndëve të para në një shkëmb hapësinor do të thotë se është e mundur që miliarda vjet më parë një meteorit më i madh, por i ngjashëm, të ketë zbritur në Tokë dhe të ketë sjellë këto përbërje organike me të, duke lejuar që jeta të lulëzojë.

Philipp Heck, një kurator në Muzeun Field në Çikago, i cili udhëhoqi analizën e meteorit thotë: ‘Këto lloj përbërjesh organikë ka gjasa të jenë dërguar në Tokën e hershme nga meteoritët dhe mund të kenë kontribuar në përbërësit e jetës.’

Ndërsa shkencëtarët e dinë se përbërësit me bazë karboni ishin të dobishëm në zhvillimin e jetës në Tokë, origjina e tyre mbetet një mister.

Disa teori thonë se ato u nxorën nga thellësia e Tokës, ndërsa të tjerët diskutojnë se ato me gjasë u erdhën në planetin tonë nga një botë tjetër përmes meteoritëve.

Shkëmbi nuk mendohet të përmbajë vetë jetën, por materiale të cilat – duke pasur parasysh kushtet e duhura – mund të krijojnë jetë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat