Oni është një 13 vjeçar nga Tirana, banor i rrugës Sami Frashëri, nxënës i shkollës ELITE, i pasionuar pas videogame dhe pianos.

Një të dielë, në fund të tetorit të këtij viti ai ka shkuar me prindërit në qendrën tregtare KRISTAL në kryeqytet dhe ka hyrë në dyqanin e veshjeve sportive SPORT VISION që ndodhet në katin e poshtëm të kësaj qendre.

Ka kërkuar atlete sportive të firmuara dhe shitëset e dyqanit i kanë sugjeruar modelin e ri të NIKE, në ngjyrë të zezë, sipas tyre, origjinale lëkurë, shumë të forta dhe cilsore.

Me ulje atletet janë paguar 107 mijë lekë (të vjetra). Por vetëm 5 ditë pas përdorimit, ka ndodhur e pabesueshmja. Atletet “firmato” janë çarë në pjesën e përparme sikur të ishin letër!

Oni duke treguar për DITA atleten e çarë

Oni ka shkuar me prindërit në dyqanin SPORT VISION dhe u ka treguar çfarë ka ndodhur me atletet e sapoblera. Pasi ka konfirmuar mallin e dyqanit, menaxherja e dyqanit ka kërkuar kohë për të dërguar atleten e çarë tek kompania mëmë dhe për të marrë një vendim.

Ka pasuar thuajse një muaj pritje gjatë të cilit nga dyqani janë telefonuar disa herë prindërit e Onit. Menaxherët e SPORT VISION tentuan në vijimësi të dilnin në përfundimin që Oni e ka çarë atleten vetë.

Babai i Onit thotë:

“Iu shpjeguam disa herë që në 5 ditë nga e hëna pas blerjes në të premte, atletet thjesht janë veshur. Madje nuk ka patur asnjë aktivitet sportiv thjesht ecje, për aq sa mund të ecë një nxënës në ditë jave nga shtëpia në furgonin e shkollës.

I thamë që Oni është vazhdimisht para kompjuterit dhe në piano, nuk ka sforcuar atleten në asnjë aktivitet sportiv; plus kohë pandemie, gjimnastikë nuk zhvillohet në shkollë,  fushat sportive janë mbyllur, etj etj. Po edhe sikur të ishte ushtruar sport, atletet a janë për këtë punë? Si mund të çahen në atë mënyrë vetëm pak pasi kanë dalë nga dyqani?”

Vetë dyqani SPORT VISION thotë se kjo gjë nuk u ka ndodhur më parë dhe atletja sipas tyre është NIKE origjinale, cilësore etj.

Ata nuk i morën atletet mbrapsht dhe as shumën e paguar. U bën një ofertë prindërve të Onit që… të blenin një mall tjetër me gjysëm çmimi. Prindërit e Onit u përgjigjën se nuk dëshironin të shpenzonin më aty dhe sigurisht që nuk do blenin mall tjetër.

Dyqani SPORT VISION në qendrën KRISTAL, ku u blenë atletet

Për ta marrë një mendim të pavarur, atletja u çua më pas edhe tek një këpucar profesionist shumë afër qendrës KRISTAL.

Pa i thënë çfarë kishte ndodhur, atij iu kërkua nëse mund ta riparonte atleten. Përgjigja ishte: E pamundur. Më pas u pyet nëse atletja ishte lëkurë dhe e fortë. Përgjigja e tij ishte: “Kjo atlete nuk është lëkurë, madje nuk është as nikelit. Është kaq material i dobët sa duket si me qenë plastmas”. Kur iu tha çmimi me të cilin ishte blerë, vuri duart në kokë dhe tha: Skandal!

Kjo ishte historia e Onit me dyqanin SPORT VISION.

Secili është i lirë të bëj blerjet dhe zgjedhjet e veta, por kijeni parasysh këtë eksperiencë kur të nxirrni portofolin për të paguar shtrenjtë diçka që me cilësinë nuk ka të bëjë.

o.p. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All