Përdoruesit e Whatsapp po paralajmërohen në lidhje me një sulm të rrezikshëm që mund t’i lejojë kriminelët kibernetikë të hyjnë në mesazhet dhe kontaktet tyre.

Krimi në internet përfshin një haker që paraqitet si një mik në mënyrë që të fitojë qasje në llogarinë e një viktime.

Hakeri më pas mund të përdorë llogarinë e një viktime për të nisur sulme ndaj njerëzve të tjerë.

Sulmi sillet rreth kodit gjashtë shifror të verifikimit që WhatsApp jep kur doni të rifitoni hyrjen në llogarinë tuaj.

Po ashtu, hakeri do të marrë edhe kontrollin e llogarisë, duke i dërguar mesazhe miqve tuaj, sikur jeni ju.

Kodi i verifikimit jepet vetëm kur provoni të bëni ndryshime në llogarinë tuaj. Hakerat do të pretendojnë se ata, aksidentalisht, kanë kërkuar kodin e verifikimit në numrin tuaj, në vend të numrit të tyre dhe do t’ju kërkojnë ta dërgoni atë.

Por kujdes, kodin gjashtë shifrorë, nuk duhet ta ndani me askënd, në të kundërt, një person tjetër do të marrë kontrollin e llogarisë suaj.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat