Një femër mund të ketë reputacionin për t’u transformuar në një përbindëshe sy-gjelbër kur i dashuri apo burri i saj fle edhe me dikë tjetër, por studimi i ri tregon se një mashkull bëhet edhe më xheloz në të njëjtin skenar.

Në një sondazh të rreth 64,000 amerikanëve, tradhtia seksuale ishte më tronditëse për meshkujt, tha autori i studimit David Frederick, një asistent profesori i psikologjisë në Universitetin Champman në Orange, Calif.

Meshkujt shqetësohen më shumë për tradhtinë seksuale se sa gratë”, tha ai. “Gratë janë më shumë të prira për t’u mërzitur për pabesinë emocionale”.

Për këtë studim, Frederick definoi tradhtinë seksuale kur një partner kishte pasur seks me një person tjetër por nuk kishte qenë në dashuri me të. Ai definoi pabesinë emocionale kur një partner kishte rënë në dashuri me dikë tjetër por nuk kishte pasur seks me të.

Meshkujt dhe femrat në këtë studim, të moshës 18 deri 65, por shumica në të tridhjetat e tyre, iu përgjigjën një pyetësori online. Pjesëmarrësit identifikuan vetën e tyre si heteroseksual, homoseksual, lezbike ose biseksual.

Burrat në marrëdhënie heteroseksuale ishin të dalluar nga të tjerët, pasi që ata ishin i vetmi grup që ishin mërzitur më shumë për tradhtinë seksuale se sa atë emocionale.

Shkencëtarët kanë qenë duke debatuar për disa vite me radhë për atë se si femrat dhe meshkujt ndryshojnë ndaj reagimeve të tyre të tradhtisë.

Sipas kësaj teorie, meshkujt janë më të shqetësuar për tradhtinë seksuale sepse ata nuk mund të jenë të sigurt më pas nëse fëmija që partneri do ta bëjë më vonë është i tyre.

Femrat janë më të shqetësuara për tradhtinë emocionale, për shkak që ato frikësohen nga braktisja dhe humbja e partnerit nëse ata gjejnë një dashuri të re.

h.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All