Razma është një vend, si përrallë dimri,  ku bukuritë e natyrës gjatë gjithë vitit, ushqimet tradicionale bio dhe qetësia, rrinë kaq bukur bashkë.

Nuk është larg, është kaq afër Shkodrës, sa mos u mendo dy herë, po vrap e në Razëm, sapo të shohësh këtë video.

Sapo hyn në Razëm, të rrethojnë dhjetëra shtëpi pushimi.

Ti shko ku të duash, po nëse do një mendim nga ne, zgjidh Kullën e Artë.

Kulla e Artë ofron gjithçka kërkon ti prej një fundjave, sidomos në këto ditë të ftohta dimri.

Nga oxhaku me dru, te dhomat e rehatshme e pishina dimërore me sauna e xhakuzi, tek ushqimet më të shijshme tradicionale, ky hotel është padyshim zgjedhja ideale për të shtunën e të dielën tënde.

Nëse doni borë e keni në oborrin e Kullës së Artë, nëse doni bukuri përrallore i gjeni nga dritarja e hotelit ngado t’i hedhësh sytë, nëse doni lojëra dimërore e argëtim pafund gjithashtu gjenden në këtë vend, por mbi të gjitha mikpritja malësore, që nuk mund të krahasohet me asgjë.

Stafi i Ditare.net ishte gjatë një fundjave në Razëm, pasi ne nuk shkruajmë e tregojmë përveçse për vende që i njohim dhe prekim vetë.

Shkuam e nuk na ikej, u kënaqëm pafund, prandaj nuk mund të rrimë pa ju thënë edhe juve që na lexoni: shkoni në Razëm, shkoni te Kulla e Artë dhe na shkruani pastaj. Kishim të drejtë apo jo?/ Dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Foto 1 nga 30

Flash Lajme

Më të lexuarat