Çiftet që sapo kanë filluar të dalin, duhet të reduktojnë sasinë e kohës që kalojnë bashkë.

Ky është konstatimi i fundit që vjen nga shkenca.

Në fazat e para të një lidhjeje, entusiazmi që keni takuar një person të ri, ju bën të prirur të kaloni gjithë ditën me të.

Por sipas ekspertëve kjo nuk është e këshillueshme.

Scott Carroll, psikiatër dhe specialist i  marrëdhënieve në çift, beson se çelësi i një lidhjeje të lumtur është takimi me partnerin “e ri”, jo më shumë se dy herë në javë.

Qëndrimi për një kohë të gjatë me personin e ri në jetën tuaj, rrit dëshirën për të qenë intimë fizikisht dhe seksualisht. Kjo gjë iu vendos në rrezikun e përjetimit të emocioneve intensive shumë shpejt.

Por me kalimin e kohës, nëse jeni bërë për njëri-tjetrin, nuk ka shumë rëndësi sa herë në javë takoheni. Rëndësi ka të jeni të lumtur!

e.t./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat