Pallati mbretëror anglez ka hedhur poshtë raportimet se Meghan Markle do e lejojë foshnjen e saj të zgjedhë vetë gjininë.

Kensington Palace tha se lajmet janë tërësisht të rreme.

Një artikull i  Vanity Fair pohoi se Dukesha e Sussex po planifikon që ta rrisë fëmijën pa gjinë, në mënyrë që kur të rritet ta përcaktojë vetë nëse dëshiron të jetë vajzë apo djalë, duke cituar një burim pranë Meghan.

Por një zëdhënës i Pallatit tha se historia nuk është ë vërtetë.

Çifti mbretëror Meghan dhe Princ Harry do mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë në muajt e ardhshëm mes spekulimeve të mediave nëse do jetë djalë apo vajzë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat