Virusi HIV që është virusi i sëmundjes AIDS ka vrarë deri sot mbi 30 milionë njerëz dhe ka infektuar mbi 35 milionë të tjerë.

Mjekët dhe shkencëtarët në Londër kanë arritur të kurojnë një burrë 35-vjeçar me transplant qelizash staminale të palcës kurrizore.

Dhuruesi kishte një gen të veçantë i cili i jepte imunitet ndaj virusit.

Transplanti u bë 2 vite më parë pasi ishte një metodë eksperimentale, por sot burri 35-vjeçar duket i kuruar pasi në gjakun e tij nuk gjendet më gjurma e virusit dhe shkencëtarët flasin për një arritje të madhe.

Menjëherë sapo zbulimi u bë publik, mijëra njerëz që janë të infektuar nga virusi dolën vullnetarë për të marrë pjesë në eksperiment. Gjithsesi sipas shkencëtarëve kjo metodë është shumë e rrezikshme, shumë e shtrenjtë dhe njerëzit që mund të dhurojnë qeliza staminale me imunitet ndaj virusit, janë shumë të pakët. Por nga ana tjetër është një hap përpara në kërkim të një terapie nga virusi.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat