Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë në botë një zemër në teknologjinë 3D e cila është e madhe sa një qershi. Minizemra përbëhet nga qelizat që kontraktohen, dhomat që ka një zemër normale, veshët dhe barkushet, si dhe enët e gjakut sikundër funksionon edhe një zemër e vërtetë.

Por ka një problem zemra e krijuar në 3D ende nuk di të rrahë.

Lajmi është bërë i ditur nga kërkuesit e Universitetit në Tel Aviv.  Sipas tyre mini-zemra ende nuk është gati të përdoret për transplante as për eksperimente tek kafshët, sepse po punohet mbi funksionimin e saj deri në momentin kur qelizat të kontraktohen në unison. Në këtë mënyrë do të sigurohet që zemra të rrahë dhe të pompojë gjakun sikurse funksionon një zemër e vërtetë.Ekspertët shpjegojnë se krijimi i këtij organi në 3D është një hap përpara, i fuqishëm në shpresën për ndërtimin e organeve në përmasa të vogla të cilat mund të transportohen në pacientë të ndryshëm.

Por si është ndërtuar një zemër e tillë?

Zemra është krijuar nga qelizat e marra nga indet e dhjamit njerëzor. Qeliza të tilla u riprogramuan në mënyrë që të mund të transformohen në qeliza burimore e më pas në qeliza kardiake. Duke përdorur gjithnjë teknologjinë e stampimit si dhe materialin e indit dhjamor, u krijua pjesa tjetër enët e gjakut dhe matrica që mbulon organin.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat