Vegjetarian për 30 vite, por së fundi ka nisur të provojë përsëri shijen e mishit.

Bruce Friedrich ka hequr dorë nga bindja e tij për shkak të krijimit të mishit artificial në laborator nga qeliza të nxjerra prej kafshëve.

Friedrich e rrëfeu vet eksperiencën e veçantë gjatë konferencës së teknologjisë dhe dizajnit, mbajtur në Vankuver të Kanadasë.

Mishi në laborator mund të ushqejë popullsinë në rritje të botës e të zgjidhë në të njëjtën kohë edhe çështjet mjedisore.

Mishin e krijuar nga burime qelizore, publiku i gjerë do të mund ta shijojë në vitin 2020, e fillimisht çmimi do të jetë paksa i kripur: 50 dollarë për një hamburger .

Shpresat janë që ky çmim të vijë duke u ulur me kohën, kur të gjenden edhe mënyra të reja për prodhim më masiv.

“Natyrën njerëzore nuk e ndryshojmë dot, – thotë Friedrich. – Atëherë le të ndryshojmë mishin”.

Qelizat e kafshëve, siç shpjegon ai, do të ruhen në banka qelizash.

Dy janë zgjidhjet e propozuara nga instituti “Good Food”, i ashtuquajtur “mishi i pastër”, i cili rritet nga qelizat në laborator dhe produktet e ngjashme me mishin, por që për bazë kanë bimët.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat