Eventi i njohur “Billboard Music Awards”  u mbajt në datën 2 maj dhe ishte i mbushur me performanca nga më të jashtëzakonshmet nga artistët e  njohur.

Por duket se jo të gjithë e paskan shijuar siç duhet këtë mbrëmje, pasi mediat e huaja raportojnë se këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ishte duke qarë nga dhimbjet.

Asaj i duhet të largohej menjëherë pasi e kishin kapur dhimbjet e apandesitit. Për këtë arsye, ajo udhëtoi në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe u drejtua menjëherë në sallën e operacionit.

Postimi i Kelly:

“Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha në lot prej dhmbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem mirë. Mirupafshim apandesit!”



j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat