Kina është duke ndërtuar xhaminë më të madhe në kontinentin afrikan.

Xhamia nuk ka përfunduar akoma, edhe pse procesi i punës ka nisur në vitin 2012.

Xhamia “El Djazair”  kushton mbi 1 miliardë dollarë dhe pritet të hapet në kryeqytet Algjer të Algjerisë

Xhamia ka një sipërfaqe prej 400 mijë metra katrorë dhe minare me lartësinë 265 metra.

Ajo pritet të thyejë rekorde botërore për shkak të madhësisë së saj, bën të ditur CGTN, televizioni shtetëror kinez.

Salla e faljeve është 20 mijë metra katrorë dhe mund të akomodojë 37 mijë predikues të islamit, ndërkohë që kapaciteti total është 120 mijë.

Kompleksi përfshin një park, bibliotekë, shesh publik, qendër kulturore, një shkollë fetare, një parking me kapacitet prej 7 mijë vendesh dhe një stacion zjarrfikës.

Kjo është ndërtesa më e madhe fetare që është ndërtuar ndonjëherë nga kompania kineze.

 

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat