Nëntë organizata ndërkombëtare, sot përmes kumtesës, kanë bërë thirrje për përgjegjësi politike për arratisjen e Nikolla Gruevskit.

Ata përkujtuan se kanë kërkuar që hetimet urgjentisht të përfundojnë dhe se Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të përfundojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet, çfarë nuk ka ndodhur.

VMRO-DPMNE sot ka dorëzuar padi penale kundër kryetarit të Kuvendit ,Talat Xhaferi, nënsekretarit gjeneral të Kuvendit, Nexhbedin Ibraimi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të Detyrës dhe Autorizimit Zyrtar” sipas nenit 353 dhe “Shoqërim Kriminel” sipas nenit 394 dhe “Sabotim” sipas nenit 315 të Kodit Penal të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Arratisja e Nikolla Vojminovskit, i dënuar për vepër penale “tentim vrasje” ndaj deputetit Ziadin Sela, sipas gjitha gjasave, do të kalojë pa përgjegjësinë e asnjë institucioni. Ngjashëm si shumë herë deri më tani, edhe kësaj radhe organet relevante siç është Gjykata, prokuroria dhe policia, përgjegjësinë e hedhin te njëra-tjetra.

Profesoresha maqedonase Tanja Karakamisheve, është ftuar në bisedë informative në stacionin policorë, pasi është denoncuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes. Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook tha se bëhet fjalë për përndjekje politike.