Një avion mallrash është përplasur në aeroportin e Karaj, jo shumë larg nga Teherani. “Boeing 707” ishte nisur nga Bishkek për në Kirgistan. Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, piloti i avioni është ulur të aeroportin e gabuar dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur në një mur me tela të aeroportit dhe duke përfunduar pranë një kompleksi banimi.

“Aprovoni marrëveshjen time, ose nuk ka Brexit”,-kanë qenë këto fjalët  e kryeministres britanike, Theresa May, për ligjvënësit këtë të hënë. Në një fjalim te punëtorët në një fabrikë në Stoke-on-Trent, një pjesë e madhe pro Brexit në Britani, May argumentoi se, Parlamenti e ka për detyrë për të zbatuar rezultatin e referendumit 2016-ës, në favor të largimit nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se një goditje ajrore izraelite në Siri, kishtevënë në shënjestër armë iraniane.

Duke folur të dielën në një mbledhje të kabinetit israelit, zoti Netanyahu tha se “në 36 orët e fundit, forca ajrore kishte goditur depo iraniane që kishin armë iraniane në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut”.