“Është nder që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sinqerisht dhe përzemërsisht t’ju uroj 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit shqip dhe t’ju uroj ta kaloni në atmosferë të bukur dhe solemne, ashtu siç i ngjan një feste e cila e kremton alfabetin, gjuhën dhe shkrim-leximin dhe në përgjithësi fjalën e bukur si vlerën më të lartë civilizuese të njerëzimit.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit në Kuvendin e Maqedoni, duke theksuar se këto manifestime janë politizuar dhe po keqpërdoren nga BDI, e cila siç thuhe nuk ka arritur që të hapë shkolla shqipe dhe paralele shqipe në Manastir dhe vendbanime tjera, përcjell INA.

Foto: Ilustrim

Hoxha Abdusamed ef. Zeqiri nga Shkupi e ka filluar hutben e Xhumasë me porosinë: Qoftë e bekuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Të nderuar vëllezër besimtarë, sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe unë dua të ndaj me ju disa çaste jo vetëm të gëzimit, por edhe të përkujtimit të rëndësisë së madhe që ka shkrimi e dija.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka uruar festën e 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit.
“Një nga ligjet e miratuara në këtë mandat që na nderon dhe më bën fort krenar është ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për festat shtetërore me ç’rast, për herë të parë në këtë vend, ndahet çmimi shtetëror për një festë kombëtare siç është “22 nëntori”.