Aleanca për Shqiptarët sot në një konferencë me gazetarët theksoi se bashkëpunimi i ngushtë dhe i fortë mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka ndaluar asnjëherë, ashtu si dikur që BDI dhe kryeparlamentari Talat Xhafari, nuk pranoi që ti merret imunitetit të dyshuarit për rastin e 27 Prillit, Trajko Veljanovskit, njëjtë edhe sot ky koalicion po bëhet edhe më i dukshëm edhe në hallkën më të ndryshkur të shoqërisë tonë, siç është gjyqësori.

Ndryshe nga LSDM që është “pro” Mini Shengenit Ballkanik, në Bashkimin Demokratik për Integrim thonë se janë kundër bashkëpunimit të vetëm tre shteteve, ndërsa kërkojnë bashkëpunim të të gjitha shteteve të Ballkanit – konkretisht edhe përfshirjen e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

Nga LSDM mohojnë se ka çarje në koalicionin qeveritar dhe se sipas tyre gjithçka vazhdon të funksionojë mbi bazën e parimeve dhe marrëveshjeve për bashkëqeverisje. Këtë sqarim e ka dhënë sot deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec, duke komentuar përplasjet e fundit në rrjetet sociale dhe media midis nënkryetarit të partisë së tyre Muhamed Zekiri – Muki dhe zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi priti sot në selinë partiake në Tetovë ambasadorin e Greqisë, Dimitrij Janakakis.

Sipas komunikatës partiake, në takimin me Janakakis, u diskutua gjerësisht rreth çështjeve aktuale politike, ku të dy bashkëbiseduesit ndanë vlerësime rreth ecurisë së implementimit të Marrëveshjes së Prespës, planin reformues si dhe për integrimin euroatlantik të vendit tonë.