Kreu i Kishës katolike, Shenjtëria e tij Papa Françesku sot vizitë në Shkup, ku do të mbajë meshën në sheshin ku pritet të marrin pjesë mbi 15 mijë veta. Masat e sigurisë janë të nivelit të lartë dhe se janë angazhuar të gjitha kapacitetet institucionale dhe të sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë, theksuan autoritetet qeveritare.

Këto ditë në duar të lexuesit shqiptarë do të gjendet libri voluminoz (500 faqe) i publicistit dhe ish ambasador Mahi Nesimi ku autori kësaj rradhe (ky është libri i tij i pestë) në mënyrë mjaftë të dokumentuar na pasqyron gjendjen aktuale politiko ekonomike dhe zhvillimet e përgjithëshme në Maqedoninë e Veriut me theks të posaçëm atë të shqiptarëve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar një ngjarje interesante të jetës së tij gjatë kohës sa ai ka qenë fëmijë.

Ai si një njeri që agjëron ka thënë se kur ka qenë fëmijë dhe familja e tij nuk e ka zgjuar për të ngrënë syfyr ai thotë se ka qenë i hidhëruar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë e Veriut si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi në një postim në Facebook.