Instituti IFIMES me seli në Lubjanë ka publikur një analizë, ku mes tjerash shkruan për “Takim të fshehtë mes Gruevskit dhe Rusëve në Budapest”.

Në këtë analizë thuhet se Rusia ende nuk ka hequr dorë nga qëllimi për ta penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe përkundër Protokollit të nënshkruar për anëtarësim në Aleancë.

Sipas statistikave policore, në Tetovë gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 40 sulme ndaj policëve. “Në të shumtën e rasteve policët janë sulmuar verbalisht ose janë nënçmuar, kurse në numër më të vogël janë sulmuar fizikisht”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, shkruan Gazeta Lajm.

“Duke e njohur Fejziun, unë besoj se ai nuk e ka bërë atë vepër”, kështu deklaroi sot në seancnë gjyqësore të rastit “Monstra”, dëshmitari i propozuar nga pala mbrojtëse Jonçe Ivanovski, i cili në periudhën e ngjarjes makabre, ka pasur fabrikë afër fermës së Azirit dhe me atë kanë pasur marrëdhënie të mira miqësore, njofton Portalb.mk.