Burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndarë ministritë mes veti. Sipas këtyre burimeve të Insajderit, LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë.