Vazhdon të jetë e rëndë situata në kufirin turko-grek për emigrantët nga lindja. Duke marrë shkas nga politikat e “frenimit” të emigrantëve për të shkuar në Europë, sidomos duke përdorur “korridorin” nepërmes lumit Meriç/ Maritsa, autoritet kufitare greke kanë qenë të dhunshme me emigrantët, bëjnë me dije mediat e huaja.

Për rastin e bërë publik së fundmi, emigrantët me origjinë irakene dhe egjiptiane thanë se pasi janë kapur nga autoritetet greke, janë mbajtur për dy ditë në një rajon policor para se të deportoheshin në Turqi. Ata pretendojnë se anëtarë të policisë greke i kanë rrahur, i kanë gjuajtur me plumba plastike në këmbë dhe në trup dhe i kanë dhunuar me pistoleta me elektroshok. Një pretendim tjetër është se u ishte marrë gjithçka që ata kishin me vete.

e.ll./dita

Flash Lajme