Pas shenjave se dhuna kundër politikaneve dhe aktivisteve femra, kohët e fundit, është në rritje, është menduar se evidentimi i këtij problemi në shkallë globale do ta ulë këtë tendencë.

Për këtë arsyej është vendour krijimi i një baze të dhënash globale.

Studiuesit kanë shqyrtuar mijëra ngjarje në mbarë botën duke filluar nga 1997, ku shënjestra e dhunës politike  ishin gratë. Në studim janë përfshirë rastet e të gjitha llojeve të dhunës politike ndaj gruas, që nga dhuna seksuale në kohë lufte, te sulmet në kohë paqeje dhe te shtypja e protestave të drejtuara nga femrat.

Shpresohet se këto dhënat, të cilat do të përditësohen në bazë javore nga do të ndihmojnë të kuptojmë më mirë kërcënimet që iu kanosen grave.

Analizimi i të dhënave tregoi se ka një rritje në dhunë këto kohë me 261 raste të raportuara në tremujorin e parë të vitit 2019, kur rastet e raportuara në 3 mujorin e parë të vitit 2018 ishin  vetëm 125. Sipas ekspertëve, kjo rritje në abuzim mund të jetë e lidhur me prezencën e rritur të grave në politikë dhe në sferën publike.

Informacioni është marrë nga raportet e mbledhura në të gjithë Afrikën, Azinë Juglindore, Azinë Jugore, Lindjen e Mesme, Evropën Juglindore dhe Lindore dhe Ballkanin,  Të dhënat mbulojnë dhunën politike të drejtuar ndaj grave nga të gjitha sferat e jetës, jo vetëm ata që janë aktivisht të përfshira, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme