Policia kishte paralajmëruar se marshimi kundër ndalimit të gazetarit do të konsiderohej i paligjshëm. Pavarësisht, protestuesit marshuan.

Mbi këtë, më shumë se 400 vetë u arrestuan gjatë protestës kundër arrestimit të shkurtër të gazetarit Ivan Golunov, bëjnë me dije vëzhguesit e paanshëm, ndonëse burimet policore flisnin për arrestimin e 200 personave, akuzat ndaj të cilëve mund të rezultonin në 20 ditë burgim.

Në mes të të arrestuarvë ishte dhe Alexei Navalny, rivali më i shquar politik i presidentit Vladimir Putin.

Kujtojmë se gazetari investigativ Ivan Golunov u arrestua javën e kaluar për akuza mjaft të dyshimta në lidhje me drogën.  Ai u lirua, papritmas, të martën, një veprim tek i cili mund të ketë pasë ndikim reagimet e pazakonta kundër këtij arrestimi, si në Rusi ashtu edhe më gjerë.

Në momentin e lirimit, Golunov u zotua se do ta vazhdonte punën e tij hetimore për korrupsionin në vend.

Megjithëse ai u lirua, raportohet se më shumë se 1,000 vetë marshuan të mërkurën në Moskë, duke bërë thirrje që forcat policore të përfshira në incidentin e Golunovit të ndëshkoheshin dhe duke kënduar “Rusia do të jetë e lirë”.

Gjithashtu raportohet se forca të shumta policore u ndodhën pranë grupit protestues, çfarë besohet të jetë bërë për të dhënë një mesazh të qartë, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme