Njëzet e gjashtë persona janë plagosur nga një sulm terrorist i ndërrmarrë nga rebelët jemenas.

Shënjestra e sulmit ishte zona e ardhjes në aeroportin e qytetit turistik Abha, në Arabinë Saudite, dhe u bë me një gjuajtje raketore.

Njëzet e gjashtë të plagosurit raportohen të jenë me kombësi të ndryshme. Bëhet me dije edhe se tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas sulmit, Riadi zyrtar fajësoi Iranin, duke thënë se ishte Teherani ai që kishte pajisur grupin rebel Houthi me armatime të përparuara. Kjo deklaratë nxiti tensione të reja mes Riadit dhe Iranit.

Në një rrjet televiziv rebel forcat Houthi morën përsipër sulmin.

Arsyeja e sulmit është e qartë, kur merret parasysh se është koalicioni i udhëhequr nga sauditët, ai i cili po lufton Houthit në Jemen, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme