Rusia ka paralajmëruar NATO-n se premtimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të dërguar 1,000 trupa amerikane në Poloni do të “destabilizojë” Evropën. Forcat e NATO-s në Poloni kanë 4,500 ushtarë amerikanë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha të enjten se Moska ishte duke ndjekur nga afër planet e SHBA-së të deklaruara në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, gjatë një vizite të presidentit polak Andrzej Duda atje.

Kujtojmë se Trump i premtoi tha Dudës se do të dërgonte 1.000 trupa të tjera amerikane nga Gjermania në Poloni.

Më tej në një deklaratë të përbashkët amerikano-polake u tha se edhe disa avionë MQ-9, do të vendoseshin në Poloni.

Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov e vlerësoi vendimit e SHBA-së si agresiv dhe me karakter destabilizues. Ndërsa Ministri i Jashtëm rus deklaroi se ky veprim ishte një tradhti nga ana e Shteteve të Bashkuara  e marrëveshjes që Rusia kishte bërë me NATO-n në vitin 1997, sipas së cilës aleanca nuk do të kishte prezencë të rëndësishme forcash ushtarake në territoret e anëtarëve më të rinj.

Kjo lëvizje do ta rriste rëndësinë e selisë së NATO-s në Poloni tha ministria ruse, duke shtuar se Moska do ta “marrë këtë parasysh në planifikimin e vet të mbrojtjes dhe në veprimet e saj” në këtë fushë.

Ministrija e jashtme ruse shtoi: “Veprime të tilla minojnë një nga pak dokumentet e mbetura të dizajnuara për të siguruar stabilitetin ushtarak në Evropë”, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme