Stuhitë e rënda kanë shkaktuar përmbytje dhe shkatërrime të konsiderueshme në shumë pjesë të Europës.

Në Francën lindore, në jug të qytetit të Lyon-it, breshëri me madhësinë e topave të tenisit goditi dhe theu xhamat e makinave të parkuara jashtë.

Ndërkohë që rrugët u përmbytën dhe shtëpitë u dëmtuan.

Një turist gjerman humbi jetën si pasojë e rënies së një peme në qytetin francez Taninges. Ministri francez i bujqësisë, Didier Guillaume, njoftoi të dielën se në rajonet e prekura do të shpallej gjendje e fatkeqësisë natyrore.

Në Zvicër, një grua vdiq kur varka e saj e ekskursionit u përmbys nga një stuhi në liqenin e Gjenevës. Stuhia shkaktoi dëme të rënda në qytet.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, reshjet e mëdha shkaktuan përmbytje në shumë zona të Lincolnshire.

Agjencia e Mjedisit deklaroi se situata është “e pashembullt”. Polonia gjithashtu pësoi katastrofa të rënda nga stuhitë. Pemët janë çrrënjosur dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike të dielën në mëngjes.

j.l./ dita

Flash Lajme