Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi të hënën se Guatemala ishte “duke u përgatitur për të nënshkruar” një marrëveshje që do të detyronte emigrantët që iknin nga persekutimi në El Salvador dhe Honduras për të kërkuar azil në Guatemalë, dhe jo në Meksikë apo në Shtetet e Bashkuara.

Një delegacion i Departamentit të Shtetit të SHBA-së udhëtoi javën e kaluar në Guatemalë për të kërkuar miratimin për protokollin e “vendit të tretë të sigurt”, i cili nëse nënshkruhet do të ishte marrëveshja e parë e tillë midis Shteteve të Bashkuara dhe një vendi të Amerikës Latine.

Trump gjithashtu, deklaroi se brenda Shteteve të Bashkuara, agjencia e Imigracionit dhe Doganave do të fillojë punënë javën e ardhshme për të ekstraduar emigrantët e jashtëligjshëm në vend.

Në një postim në Twitter, ai shkroi: “Javën e ardhshme agjencia e Imigracionit dhe Doganave do të fillojë procesin e dëbimit të miliona të huajve të paligjshëm të cilët kanë gjetur ilegalisht rrugën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Ata do të dëbohen sapo të hynë. Meksika, duke përdorur ligjet e tyre të ashpra të imigracionit, po bën një punë shumë të mirë për t’i ndaluar njerëzit”

Më parë të hënën, administrata e Trump njoftoi planet për të ulur shifrën e qindra milionë dollarëve ndihmë për El Salvadorin, Guatemalën dhe Hondurasin.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus tha se fondet për programet në këto vende nuk do të jepeshin derisa administrata të bindet që këto qeveri po ndërmarrin veprime konkrete për të zvogëluar numrin e emigrantëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara.

Ndërrmarrja e këtyre masave është në përputhje me premtimet elektorale të presidentit Trump për uljen e numrit të emigrantëve në SHBA. Intesfikimi i punës për parandalimin dhe dëbimin e emigrantëve konsiderohet nga shumë si një lëvizje përgatitore për fushatën elektorale të ardhshme të Trump që synon një mandat të dytë si president i SHBA-së, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme