Ministri Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me të ashtuquajturën krizë humanitare në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi ai ka mohuar kategorikisht një krizë të tillë, duke e quajtur këtë një përpjekje të Serbisë për të nxitur tensionet në veri të Kosovës dhe të rrënjosur në propagandën e kohës së Millosheviçit.

Pacolli, gjithashtu, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë dhe dënojnë këtë përpjekje nga Serbia, që sipas tij, ka për qëllim  destabilizimin e Kosovës.

Postimi i Pacollit:

Qeveria serbe, mediat e kontrolluara nga Serbia dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri, ku sipas tyre, ekziston një krizë humanitare në veri. Playback-u i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën.

Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj.

Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.

Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.

e.ll./dita

Flash Lajme