Ndihmësja e lartë e Melania Trump do të jetë sekretarja e ardhshme e shtypit e Shtëpisë së Bardhë dhe drejtorja e komunikimit, tha Zonja e Parë në Twitter.

Stephanie Grisham, e cila shërben si përfaqësuese e stafit dhe drejtore e komunikimit, do të zërë vendin e Sarah Sanders.

“Unë nuk mendoj pse ka një tjetër person më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe venit tonë.”,- shkruan Melania Trump në Twitter, informon dritare.net

Sanders njoftoi dorëheqjen e saj nga posti në fillim të qershorit. Presidenti Donald Trump tha se Grisham ishte fantastike dhe se e kishte pranuar punën të martën në mëngjes.

“Stephanie ka qenë me mua që nga fillimi. Shumë njerëz e dëshironin punën, shumë donin ta bënin. I kam pyetur njerëzit, cilët ju pëlqejnë dhe shumë më thanë për Stephanie, ajo është këtu, i njeh të gjithë.”,- tha Trump./K.C/dritare.net

Flash Lajme