Beogradi u mbush sërish nga protestues këtë të shtunë që demonstruan kundër qeverisë aktuale dhe politikave të saj në vend.

Për të 31-tën javë radhazi, protestuesit dolën me deklarata kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë në pushtet.

Tubimi, kryesishr i qytetarëve të mirëarsimuar dhe jo të lidhur me politikën, fillimisht, kritikoi Beogradin zyrtar përnjë projekti infrastrukturor.

Organizatorët e protestës më pas dhanë mesazhe politike, duke apeluar ndryshimin e kodit elektoral për të evituar manipulimet në zgjedhjet e radhës.

Në fjalime u fol edhe për çështjen e kundërmasave tregtare ndaj Prishtinës, në lidhje me të cilin u theksua se zgjidhja më demokratike do të ishte marrja e një vendimi të konsultuar edhe me qytetarët.

Protestuesit nën thirrjen dhe pankartat “1 në 5 milionë” marshuan paqësisht drejt rajonit qendror të policisë, ku kërkuan llogari për zbardhjen e sulmeve ndaj politikanëve të opozitës, gazetarëve dhe studentëve të dhunuar në protestat e javëve të kaluara kur mësynë në zyrat e radiotelevizionit publik.

Organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të shtunën e ardhshme.

Flash Lajme