Kandidati demokrat për President të SHBA, Joe Biden, gjatë një fjalë ndër më të gjatat për politikën e Jashtme të SHBA, ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit  Donald Trump.

Biden, e ka quajtur politikën e jashtme të Trump, si të çrregullt dhe ekstreme, duke thënë se kjo gjë ka çuar në humbjen e reputacionit të SHBA, në glob, shkruan Dritare.net, sipas Reuters.

“Trump ka dëmtuar reputacionin tonë në botë, dhe unë sinqerisht besoj në aftësitë tona për ta udhëhequr botën”-tha Biden.

Biden, përmendi tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja e klimës në Paris, nga marrëveshja Bërthamore me Iranin, tërheqjen nga marrëveshja trans-Pacific, dhe kërcënimet për tu larguar nga NATO./ dardania.com

Flash Lajme