Sfida e Turqisë ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me sistemin rus e mbrojtjes raketore, sot u pa më qartë se çdo herë tjetër: Sistemi S-400 mbërriti në bazën ajrore Murted pranë Ankarasë, duke vulosur kështu zgjedhjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pavarësisht presioneve të Amerikës.

Pas takimit që zhvilloi me Donald Trumpin gjatë punimeve të G20-tës muajin e kaluar, Erdogani deklaroi se SHBA-ja nuk planifikonte sanksione ndaj Ankarasë për shkak të kësaj blerjeje të shumëdiskutuar.

Ndërkohe shefi i shtëpisë së bardhë, ndonëse e pranoi që Turqia nuk ishte trajtuar në mënyrë të drejtë, sërish nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve.

dardania.com

Flash Lajme