Autoritetet italiane ka hapur një hetim në lidhje me partinë populiste Lega, ndërsa raportohet që disa nga anëtarët e saj të lartë kërkonin miliona financime të paligjshme nga Rusia, njoftuan të enjten disa prej mediave italiane.

Thuhet se një numër njerëzish janë marrë në pyetje për këtë hetim. Megjithatë, historia mori vëmendjen në mbarë botën të mërkurën nga një artikull në Buzzfeed.  Sipas këtij artikulli, një takim sekret midis anëtarëve të Legas dhe tre rusëve të paidentifikuar ishte zhvilluar në Moskë. Ata publikuan dhe një transkript të bisedimeve të supozuara.

Pa para, s’ka vodka

Buzzfeed thotë se një nga njerëzit që morën pjesë në takimin e tetorit në Moskë ishte Gianluca Savoini, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe ish-zëdhënës i kreut të Legas, Matteo Salvini. Gjithashtu, thuhet se u diskutua që një kompani ruse  t’i shiste naftë gjigantit italian të energjisë Eni me një zbritje të madhe, duke i lejuar partisë që të mbantë një pjesë të diferencës.

Fondet e përfoluara mund të kapin shifrën 65 milionë dollarë (57.6 milionë euro). Megjithatë, theksohet se ishte “e paqartë nëse marrëveshja e negociuar në hotelin Metropol ishte ekzekutuar ndonjëherë, ose nëse Lega [Salvini] kishte marrë ndonjë fond”.

Salvini iu përgjigj me zemërim akuzave të artikullit, duke thënë se ai kurrë nuk ka marrë një ruble, një euro, një dollar ose një litër vodka në financim nga Rusia.

Ai shtoi se ai do të padisë këdo që e akuzon atë për akte të tilla, duke thënë:”Unë kam hedhur në gjyq në të kaluarën, do ta bëj përsëri sot, nesër dhe pasnesër”.

Flash Lajme