Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të detyrohet të dorëzojë pushtetin më shpejt se sa ishte planifikuar, për shkak të problemeve shëndetësore, thonë burimet brenda partisë së saj.

Shqetësimet për kancelaren 64-vjeçare janë rritur përsëri, pasi ajo filloi të dridhej sërish të mërkurën, teksa qëndroi në këmbë me kryeministrin e Finlandës në Berlin, gjatë kohës që po luhej himni. Kjo ishte hera e tretë që kancelarja shfaqte probleme me shëndetin e saj, brenda pak javëve.

Të enjten kancelarja qendroi ulur gjatë një pritjeje shtetërore, duke shmangur një dridhje të katërt.

Frika për shëndetin e kancelares ka nxitur një debat midis kolegëve të partisë nëse Merkel duhet të vazhdojë si kancelare deri në zgjedhjet e 2021.

Merkel ka këmbëngulur se është mirë, por zyra e saj nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dridhjen  e përsëritur të saj.

“Dridhjet po nxisin debat të brendshëm të CDU-së nëse Merkel duhet të qëndrojë deri në vitin 2021,” deklaroi një anëtar i komitetit ekzekutiv të CDU.

e.t./dita

Flash Lajme