Kancelarja gjermane Angela Merkel në 75-vjetorin e komplotit të famshëm për të vrarë Adolf Hitlerin, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kundërshtojnë ekstremistët në rritje yë krahut të djathtë.

Zonja Merkel falënderoi oficerin gjerman, Claus von Stauffenberg, dhe bashkëpunëtorëve të tij  të tjerë që u përpoqën në vitin 1944 për të vrarë diktatorin nazist me një çantë bombë shkruan Dritare.net

Stauffenberg dhe rreth 200 bashkëpjesëmarrës u kapën dhe u ekzekutuan, aso kohe.

Zonja Merkel u bëri thirrje njerëzve të bashkohen me programet për forcimin e demokracisë, shkruan Dritare.net

“Kjo ditë është një kujtesë për ne, jo vetëm për ata që vepruan më 20 korrik, por edhe për të gjithë ata që u ngritën kundër sundimit nazist”, tha ajo në podcastin e saj të përjavshëm.

“Sot jemi të detyruar të kundërshtojmë të gjitha tendencat që kërkojnë të shkatërrojnë demokracinë, që përfshin ekstremizmin e krahut të djathtë”-shtoi Merkel./ dardania.com

Flash Lajme