Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator, mësohet nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve të mediave kosovare, Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen me 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Nga ana tjetër, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, është shprehur se kjo parti duhet të fitojë zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet të fitojë zgjedhjet pa koalicion me ndonjë parti tjetër dhe se kandidate për kryeministre duhet të jetë Vjosa Osmani.

Ndërsa, sipas Rexhajt, njeriu më i duhur për kryetar të LDK-së është Kujtim Shala.

e.t./dita

Flash Lajme