Irani ka arrestuar 17 spiunë të CIA-s dhe disa prej tyre i ka dënuar me vdekje. Ministria e Inteligjencës tha se të dyshuarit kishin mbledhur informacione në disa sektorë, përfshirë këtu fushat ushtarake dhe bërthamore, informon dritare.net

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se raporti është krejtësisht i rremë. Tensionet janë përshkallëzuar në javët e fundit mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Presidenti Trump vitin e kaluar e braktisi marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me iranianët dhe SHBA-të kanë imponuar sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj tyre.

Në javët e fundit, të dy vendet kanë qenë pranë konfliktit ushtarak në Gjirin Persik./K.C/dritare.net

Flash Lajme