Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha të hënën se qeveria do t’i kërkojë aleatëve evropianë krijimin e një force të re për të garantuar sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne nuk kërkojmë konfrontime. Ne kemi marrë çdo hap për të ulur tensionet,” tha Hunt. “Liria e lundrimit është një parim që Britania dhe aleatët e saj do të mbrojnë gjithmonë.”

Që nga maji, disa tankerë nafte dhe anije transporti janë sulmuar në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit, ndërsa shtetet perëndimore kanë mbajtur përgjegjës për sulmet Iranin.

Hunt nuk shpjegoi se cilat vende do të ishin pjesë e misionit, por tha se Britania e Madhe do të “ndërmerrte veprime të përshtatshme për të mbështetur kalimin e sigurt të anijeve” përmes rrugës detare strategjike.

Por Hunt mhoi që këto plane të kenë lidhje me politikën e “presionit maksimal” të SHBA ndaj Iranit, duke thënë: “Ne mbetemi të angazhuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit”.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët “do të diskutojnë më vonë këtë javë mënyrën më të mirë për ta plotësuar këtë pas propozimeve të fundit të SHBA”, raporton Dita dukeiu referuar mediave ndërkombëtare.

e. ll./dita

Flash Lajme