Pablo Pineda ka lindur më 5 gusht 1974. Ai është  fëmija i katërt i familjes. Nëna e tij, nuk e vuri re se foshnja ishte ndryshe nga të tjerët.

3 muaj më vonë, babai, i cili e kuptoi çdo gjë, vendosi t’i tregonte asaj për diagnozën e djalit të tyre.

The Story About the First Person in Europe With Down Syndrome Who Managed to Get an Education and Find a Job

45 vjet më parë, bota ishte një vend i ndryshëm, dhe jeta e Pablos mund të përfundonte pikërisht aty, por gjithçka mori një rrugë tjetër. Pasi qau vazhdimisht për 3 ditë, nëna e tij Maria Theresa mendoi se fakti që djali i saj ishte “i ndryshëm” gjenetikisht nuk duhet të ndikonte aspak në jetën e tij.

The Story About the First Person in Europe With Down Syndrome Who Managed to Get an Education and Find a Job

Pra, prindërit e tij vendosën të mos e trajtojnë Pablon ndryshe nga vëllezërit e tij. Ata nuk e ndihmuan të vishej, nuk e ndihmonin të gjente shokë, por i dhanë shumë dashuri.  Ndoshta kjo ishte ajo që përcaktoi rrjedhën e jetës së tij. Babai i Pablo, drejtori i teatrit Cervantes, ishte një njeri i arsimuar, i lexonte libra djalit të tij çdo ditë dhe madje i mësonte atij gjuhë të huaja, përfshirë edhe latinishten. Nëna e tij i fliste vazhdimisht për jetën.

The Story About the First Person in Europe With Down Syndrome Who Managed to Get an Education and Find a Job

Si rezultat, në moshën 5-vjeçare, Pablo ishte në gjendje të shkonte në shkollë,saqë i befasoi mësuesit me mendjen e tij të mprehtë dhe me dije shumë të thella, në çdo fushë.

Gjatë periudhës së shkollës, Pablo mësoi se ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Në moshën 7 vjeç, mësuesi i tij vendosi t’i tregonte për këtë. Kur djali dëgjoi se kishte sindromën Down, ai thjesht pyeti: “A do të thotë që unë jam budalla?” Dhe kur dëgjoi një “Jo”, ai thjesht vendosi të mos i kushtonte shumë vëmendje këtij fakti.

Sindroma Down është një çrregullim që rrjedh kur një person ka një kromozom më shumë. Kjo ndikon karakteristikat fiziologjike, ndryshe nga njerëzit e tjerë. Por Pablo Pineda i ktheu të gjitha këto në avantazhe.

The Story About the First Person in Europe With Down Syndrome Who Managed to Get an Education and Find a Job

Pablo ka frymëzuar shumë njerëz të tjerë. Ai ishte shembulli i parë, por tani nuk është i vetmi. Pasi mbaroi shkollën, njerëzit në Spanjë filluan t’i japin fëmijëve të tyre me sindromën Down një shans për të ndjekur mësimet në shkollën e rregullt dhe tani 85% e fëmijëve me këtë sindromë shkojnë në shkolla.

Por historia e Pablo u bë shumë e njohur kur ai hyri në kolegj. Si student me sindromën Doën, ai kishte ai u përball me shumë vështirësi  në mjedisin e kolegjit. Studentët e tjerë e injoruan atë deri në vitin e dytë, dhe profesorët ishin shumë skeptikë rreth tij. Askush nuk donte të fliste me të dhe të gjithë ishin të frikësuar prej tij.

The Story About the First Person in Europe With Down Syndrome Who Managed to Get an Education and Find a Job

Pablo u ndie plotësisht i pafuqishëm dhe, në një moment, ai  donte të braktiste shkollën. Por ai gjeti fuqinë për të qëndruar dhe vendosi që mendimet e njerëzve të tjerë kurrë nuk do të ndikojnë përsëri në vendimet e tij.

Në fund, ceremonia e diplomimit të tij ishte momenti më i lumtur i jetës së tij. Njerëzit e duartrokitën atë kur ai u ngjit për të marrë diplomën e tij. Studentët dhe profesorët i dhanë atij një mbështetje të madhe.

Që nga ai moment, Pablo u bë gjithnjë e më popullor. Ai ishte i vetmi në Evropë në mesin e njerëzve me sindromën Down, me një diplomë.  Fitorja më  e madhe e tij ishte pjesëmarrja në filmin spanjoll Mee Too. Juria e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian i dha atij çmimin për aktorin më të mirë.

Ai thotë se ka rënë në dashuri qindra herë dhe kurrë nuk mendon se është një tragjedi kur një vajzë thotë se dëshiron që me atë të ketë vetëm raporte miqësie.

The Story About the First Person in Europe With Down Syndrome Who Managed to Get an Education and Find a Job

Për momentin, Pablo Pineda jeton në qytetin e tij të Malagës. Ai mëson, shpenzon shumë kohë duke bërë punë bamirësie./L.F-dritare.net

Flash Lajme