Të jesh i ri në Poloni, nuk ka qenë kurrë më fitimprurëse.

Një ligj i ri që hyn në fuqi këtë javë në Poloni, do të heqë çdo taksë për punëtorët e rinj, të cilët janë afro 2 milionë të tillë.

Kjo është një përpjekje e qeverisë, për të ndaluar “ikjen e trurit”, që Polonia ka përjetuar që kur u bashkua me Bashkimin Europian 15 vjet më pare, shkruan Dritare.net

Kryeministri Mateusz Morawiecki tha se përjashtimi nga taksat do të sjellë mundësi të reja për të rinjtë .

Të gjithë Polakët, nën moshën 26 vjeç, të cilët fitojnë më pak se 22 547 dollarë në vit, nuk do të paguajnë taksa mbi të ardhurat, që deri më tani kanë qenë 18%.

Ky favorizim është një gjë shumë e mirë për Poloninë, duke marrë parasysh se paga mesatare polake është 15.700 dollarë në vit, shkruan Dritare.net

Qeveria atje ka thënë se rret 2 milionë të rinj do të përfitojnë, nga ky ligj.

Kur Polonia dhe shtëtë vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, u bashkuan me Bashkimin Europian në 2004, qytetarët e tyre fituan të drejtën për të punuar në të gjithë bllokun pa pasur nevojë për leje pune ose vizë.

Por, hyrja në BE, përveç të mirave që solli, bëri që 1.7 milionë njerëz të largoheshin nga Polonia për 15 vite, shkruan Dritare.net

“Kjo gjë është sikur i gjithë qyteti i Varshavës të ishte larguar, është dramatike, është humbje gjigande”-tha kryeministri polak gjatë prezantimit të ligjit.

“Kjo duhet të marrë fund, të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni,” shtoi Morawiecki.

“Eksodi masiv, ka ndikuar negativisht në ekonominë pokale. Në tre apo katër vitet e fundit, ne filluam të shohim mungesën e puëntorëve, kuptuam se kemi nevojë për krah pune”-tha Barbara Janceëicz, e cila drejton Njësinë e Kërkimit të Ekonomisë së Migracionit në Qendrën e Kërkimit të Migracionit në Varshavë./ dardania.com

Flash Lajme