Në lidhje me protestat e fundit në Rusi, Kremlini ka mohuar se ato janë përshkallëzuar dhe se ato kanë krijuar një krizë politike në vend.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të martën se Presidenti Vladimir Putin nuk ka komentuar për demonstratat sepse nuk i sheh ato si “të jashtëzakonshme”.

Ai, gjithashtu, mbrojti gjithashtu masat e policisë, duke thënë se veprimet e tyre në protesta ishin të justifikuara.

Në protestën e fundit të dielën, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, ku kritikuan përjashtimin e disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë e tetë viteve të fundit në Rusi.

Policia ka arrestuar disa mijëra protestues në mitingjet e muajit të kaluar.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse pretendojnë se kandidatët në fjalë nuk arritën të mbledhin firmat e mjaftueshme për t’u regjistruar në zgjedhje.

Burimi: VoA

e.ll./dita

Flash Lajme