Më shumë se një ton kokainë u sekuestrua në Havre, në veriperëndim të Francës, që arrin vlerën e 74 milionë eurove dhe që është sasia më e madhe e sekuestruar gjatë këtij viti, njoftoi sot ministri francez i Llogarive Publike, Gerald Darmanin.

Droga u gjet në një ngarkesë që vinte nga Ekuatori. Mes ngarkesës agjentët kanë gjetur 15 pako me drogë që ishte futur në mënyrë të paligjshme dhe që përmbanin në total 1 066,5 kilogramë kokainë.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës sekuestruar këtë vit nga dogana”, nënvizoi Gérald Darmanin në një komunikatë.

l.h/dita

Flash Lajme