Të paktën 15 civilë vdiqën në një sulm me predha në zonën Idlib, në veri-perëndim të vendit.

Forcat ruse goditën edhe një kamp refugjatësh në qytetin Hass, ku gjetën vdekjen katër fëmijë.

Lajmi u raportua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britaninë e Madhe, por edhe nga burime të ndryshme lokale.

Prej sulmeve janë plagosur dhe 25 civilë dhe ekziston shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Edhe pse krahina e Idlib është shpallur një zonë e paprekshme nga Rusia dhe Turqia, këtu nuk kanë munguar sulmet e përgjakshme.

Në muajin prill, prej bombardimeve, u shkaktuan qindra viktima civile dhe shumë shkolla dhe spitale u shkatërruan.

Bazuar në këto fakte, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin se Idlib mund të jetë katastrofa më e madhe humanitare e shekullit.

dardania.com

Flash Lajme