Britania e Madhe rrezikon të zhytet në kaos, nëse qeveria e re e Boris Xhonson dështon të arrijë një marrëveshje tregtare për shkëputjen nga Bashkimi Europian.

E përjavshmja “The Sunday Times” ka siguruar dokumentin e qeverisë britanike, dhe sipas burimeve qeveritare që nuk pranuan të identifikohen, ato i janë dhënë shtypit nga një ish-ministër.

Në to përllogariten dëmet ekonomike dhe pasojat sociale që mund të shkaktojë dalja pa marrëveshje nga unioni.

Dosja e qeverisë mbi skenarin e një Brexit pa marrëveshje shpërthen në prag të vizitës së kryeministrit Boris Johnson me  kancelaren Angela Merkel, e planifikuar për ditën e mërkurë, dhe me  presidentin francez Emmanuel Macron të planifikuar për ditën e enjte: dy takime për të deklaruar shkakun e një marrëveshjeje mbi baza të reja krahasuar me ato të përcaktuara nga pakti, të negociuara nga ish kryeministrja britanike Theresa May me Evropën.

Sipas “The Sunday Times”, qeveria parashikon rritje të ndjeshme të çmimeve të ushqimit dhe më pak ushqime bio në tregje. Pritet të ketë mungesa të karburantit, ilaçeve, vështirësi për pacientët në përdorimin e shërbimit shëndetësor, radhë të gjata në aeroporte, porte e hekurudha, për shkak të kontrolleve doganore drejt vendeve të Bashkimit Europian, një situatë që mund të çojë popullin në revolta.

Në Irlandën e Veriut rrezikohen tensione të reja për shkak të rikthimit të kontrolleve të rrepta kufitare me Republikën e Irlandës, që ishin hequr falë marrëveshjeve si pjesë e Bashkimit Europian.

dardania.com

Flash Lajme