Ka përfunduar takimi në në Nju Jork në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit të dy politikanët kanë ndarë në rrjetet sociale komentet e para.

Kosova ka qenë një temë kryesore e takimit të Vuçiç dhe Pompeos.

“Drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin trans-atlantik”, ka shkruar sekretari i shtetit.

“Unë i kam kërkuar administratës amerikane që të përpiqet – edhe pse ka bërë deri më tani – të ndikojë më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr tarifat e vendosura ndaj nesh, një vit më parë, dhe në lidhje me këtë nuk ka dyshim se kemi mbështetjen e SHBA-së, sepse ata, si dhe ne, e konsiderojmë të rëndësishme të vazhdojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë tij në Instagram./ dardania.com

Flash Lajme