Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën Carrie Symonds, partneres së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Lajmin është publikuar nga mediat britanike duke iu referuar DailyMail, ku thuhet se shkak për refuzimin është bërë një udhëtim pesë-ditor në Somaliland në Afrikën Lindore, vitin e kaluar.

SHBA nuk e njeh Somalilandin si një vend të pavarur, duke e kategorizuar atë si pjesë të Somalisë.

Gjatë udhëtimi,t Symonds u takua me presidentin e vendit Muse Bihi Abdi, ku raportohet se diskutuan çështjet e grave dhe ndotjen e detit.

Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie diplomatike me Somaliland që kur u nda me Somalinë, por SHBA jo.

Ky vendim i SHBA vjen pak kohë para se zoti Johnson të takohet me Donald Trump në samitin e G7 në Francë në fundjavë.

Për shkak se Symonds nuk është e martuar me Kryeministrin nuk ka gjasa që Downing Street të ndërhyjë në emër të saj.

j.l./ dita

Flash Lajme