Zjarret në pyllin e Amazonës janë bërë të frikshme, ndërsa kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës.

Në situatën ku rrezikohet shpyllëzimi masiv, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres kanë  bërë thirrje që bota të ndërhyjë, ndërsa kanë hasur në kundërshtim të Presidentit të Brazilit.

Presidenti Brazilit, Jair Bolsonaro, ka bërë thirrje që bota të mos ndërhyjë në Amazon.

Presidenti, ka pranuar se zjarret mund të jenë të qëllimshme ndërsa ato i kanë shkaktuar fermerët e zonës, për lirimin e hapësirës pyjore, shkruan dritare.net

“Këto vende që dërgojnë para këtu, nuk i dërgojnë ato nga bamirësia.  Ata i dërgojnë ato me qëllim të ndërhyrjes në sovranitetin tonë, “tha Presidenti brazilian në një transmetim në Facebook Live,  shkruan dritare.net

Por më parë të enjten, ai tha se Brazilit i mungonin burimet për të kontrolluar zjarret, ndërsa nuk ka pranuar ndihma.

“Amazon është më i madh se Evropa, si do t’i luftojmë zjarret kriminale në një zonë të tillë?”, I pyeti ai gazetarët ndërsa dilte nga rezidenca presidenciale. “Ne nuk kemi burime për këtë.”./ dardania.com

Foto 1 nga 13

Flash Lajme