Teksa zjarret masive në Amazonë mund të çojnë drejt një krizë ndërkombëtare, ato nuk mund të quhen kurrsesi aksidentale.

Pjesa dërrmuese e zjarreve janë vendosur në mënyrë të qëllimshme nga fermerët, për të pastruar tokën për bagëtitë e tyre.

Praktika është në rritje, e inkurajuar edhe nga politika populiste pro biznesit të  presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili mbështetet nga i ashtuquajturi “grupi i viçave” të vendit.

Teksa kjo mund të shihet thjesht si biznes për fermerët brazilianë, pjesa tjetër e botës po sheh e tmerruar.

Pra, për ata që pyesin se si mund të ndihmojnë në shpëtimin e pyllit gjigand, të njohur edhe si “mushkëritë e planetit” për prodhimin e rreth 20% të oksigjenit në botë, përgjigja është e thjeshtë. Hani më pak mish.

Është një ide që Finlanda tashmë e ka instaluar. Të premten, ministri i Financave të vendit nordik bëri thirrje për Bashkimin Evropian që të rishikojë me urgjencë mundësinë e ndalimit të importeve të viçit brazilian, duke e lidhur këtë masë me zjarret në Amazonë.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit, duke siguruar afro 20% të eksporteve totale globale, sipas Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara (USDA) – një shifër që mund të rritet në vitet e ardhshme.

Vitin e kaluar vendi eksportoi 1.64 milionë ton mish viçi, sasia më e lartë në histori, duke gjeneruar të ardhura 6.57 miliardë dollarë, sipas Shoqatës Brazilian të Eksportuesve të Mishit (Abiec), një shoqatë e më shumë se 30 kompanive braziliane të paketimit të mishit.

j.l./ dita

Flash Lajme