Ndërsa ekonomia globale po dridhet, Lindja e Mesme është në një situatë aspak të qetë, Amazona po digjet, ngrohja globale po shkakton panik, liderët botërorë po mblidhen në brigjet e Atlantikut të Francës për një fundjavë bisedimesh që pak besojnë se mund të zgjidhin ndonjë prej këtyre çështjeve.

Presidenti Donald Trump menjëherë pasi zbriti në Francë u shpreh mjaft optimist, në lidhje me bisedimet.

“Deri më tani çdo gjë mirë”-tha Trump. “Moti është fantastik. Unë mendoj se do të arrijmë shumë këtë fundjavë.”-shtoi Presidenti.

Udhëheqësit botërorë do të diskutojnë për Iranin dhe për tensionet e reja mes Indisë dhe Pakistanit, ndërsa pritësi i samitit Emmanuel Macron, këmbëngulë që të shtrohet edhe situata në Amazonë.

Gjithsesi ekziston një pesimizëm që ky samit të sjellë një unitet. Trump e ka bërë të qartë përçmimin e tij për samitin, duke lënë G7-të e dy viteve të kaluara në mes./ dardania.com

Flash Lajme