Ashtu si ishte parashikuar, samiti i G7 që ka mbledhur liderët botërorë në Francë, ka krijuar ndasitë e para, mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij francez, Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron tha të Dielën se udhëheqësit e G7 kishin rënë dakord për veprime të përbashkëta mbi Iranin me qëllim të uljes së tensioneve dhe hapjes së një negociimi të ri me Teheranin. Por Donald Trump mohoi që kjo të kishte ndodhur.

“Ne u pajtuam për atë që donim të thoshim bashkërisht për Iranin,” i tha Macron televizionit LCI. Ekziston një mesazh nga G7 për objektivat tona dhe fakti që ne i ndajmë ato është i rëndësishëm, i cili shmang ndarjet që në fund na dobësojnë të gjithve”.

“Të gjithë duan të shmangin një konflikt, Donald Trump ishte jashtëzakonisht i qartë në atë pikë.”

Por Trump e mohoi këtë. “Jo nuk e kam diskutuar këtë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve./ dardania.com

Flash Lajme